E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Lezhe 4 te plagosur

Katër persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Lezhë – Shkodër pikërisht në fshatin Balldre.

Informacionet me të fundit të policisë rrugore në Lezhë tregojnë për një bilanc me katër persona të plagosur, ndërsa pasagjerët e tjerë të fugonit kanë marrë dëmtime më të lehta.

Shkaku I kësaj ngjarje sipas të njëjtave burime, thuhet se ka qenë shpejtësia e madhe e drejtuesit të fugonit me targa MA 20 27 B, Tonin Tafili. Fugoni ka dalë nga rruga dhe është rrezuar në anë të saj duke shkaktuar dëmtime të njerëz të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës ku dhe po marrin ndihmën mjekësore. Policia ka bërë ndalimin e Tonin Tafilit si përgjegjës për aksidentin .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›