E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija 52 tonshe mberrin ne portin Durres

Mbërritja e një anije 52 mijë toneshe me mineral hekuri në Portin e Durrësit, ka bërë që të nisë një pune intensive ngarkim shkarkimesh brenda 30 orëve.

Sipas drejtorit të Portit te Durrësit, Eduard Ndreu, në një intervistë për ABC News, mbërritja e kësaj anije, më e madhja në historinë e portit, do të ndikojë në rritjen e të ardhurave. Sipas Nreut, anije të tilla masin edhe punën në port, për këtë arsye edhe gatishmëria për të ngarkuar mallrat në anije ka qenë tepër e lartë.

Drejtori Ndreu ka folur edhe për import-eksportet. Sipas tij statistikat e 9 mujorit të vitit 2011 krahasuar me një vit më parë tregojnë se në port ka 6 % më shumë mallra se një vit më parë, si dhe rritje të qytetarëve që kanë lëvizur në drejtim të shteteve të huaja, kjo dhe për faktin e liberalizimit të vizave.

Lidhur me pyetjen për ndërtimin e terminalit të ri të pasagjereve, Ndreu deklaroi se ai do të jetë gati brenda muajit prill dhe se ky projekt sjell kosto të ulëta dhe shërbim cilësor për pasagjerët, duke u bërë një partner serioz për operatorët e lundrimit dhe një partner me të njëjtat nivele të porteve që ka Europa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›