E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe i kujton kombetares humbjen ne Luksemburg si nxitje perballe Frances

Trajneri kuqezi Josip Kuzhe fton ekipin kombëtar që humbja në Luksemburg të vlejë si motivim për ndeshjen në Paris ndaj Francës. Ai jep edhe formacionin, ndërsa kapiteni Cana mendon se skuadra gjithnjë jep maksimumin për të nderuar flamurin shqiptar

Një Francë e frikshme është përballë dhe bosi kuqezi, Josip Kuzhe, e di se në duar nuk ka Shqipërinë më të mirë të mundshme. Kroati, tepër i komunikueshëm, bën detyrën që duhet të bëjë çdo trajner në këtë botë, duke u përpjekur maksimalisht për të krijuar një atmosferë besimi dhe vlerësimi për vetveten.

Kuzhe ka dhënë edhe formacionin i cili do të ketë Ujkanin në portë, Dallkun, Canën, Lilën, Vangjelin në mbrojtje, Roshin, Duron, Bulkun e Likën në mesfushë, Muzakën ose Bakajn pas sulmit dhe vetëm Salihin në sulm. Bulku është në dyshim për shkak dëmtimi.
Përveç Kuzhes, flet edhe kapiteni Cana.

Ndërsa përgatiten për një mision pranë të pamundurës, kuqezinjtë kanë nevojë për besim dhe fat më shumë se për gjithçka. Ndoshta ia arrijnë mrekullisë, edhe kështu të copëtuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›