Aksident në Lezhë, humb jetën 10-vjeçarja, plagosen 6 persona

Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije dhe plagosen e 6 personave të tjerë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Lezhë-Shëngjin.
Një automjet me me targa Kosove i cili po udhëtonte në drejtim të Lezhës është aksidentuar rëndë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 10-vjeçarja me inicialet D. A. ndërsa janë plagosur 3 gra dhe 3 fëmijë.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë ku mësohet gjendja shëndetësore e 3 grave është kritike për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.