E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia aksion në Lazarat, asgjesohen 5 mijë bimë kanabis, 2 të ndaluar

Policia e shtetit ka ndërmarrë sot një operacion anti-kanabis në fshatin Lazarat. Forca të shumta policie të drejtuar nga Zv.drejtori i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe drejtori i policisë së Gjirokastrës Halit Murataj kanë hyrë në orët e para të ditës së sotme në Lazarat ndërsa në drejtim të policisë ka pasur edhe të shtëna armësh.
 

Sipas informacioneve në operacionin për shkatërrimin e parcelave me kanabis marrin pjesë forcat RENEA, DELTA, FNSH-së si dhe efektivët e policisë së Gjirokastrës. Sipas policisë janë asgjesuar 5 mijë bimë kanabis, 3 kamionë, 2 bote uji, 2 furgonë, janë ndaluar 5 punonjës si dhe 1 mijë rrënjë kanabis të cilët ishin vendosur në gota plastike gati për t`u mbjellë.
 

Gjithashtu policia thekson se janë sekuestruar dy fuoristradat e personave që hapën zjarr ndaj efektivëve të policisë.
 

Policia i ka bërë thirrje banorëve të distancohen nga disa elementë me precedentë kriminalë të cilët kundërveprojnë me armë ndaj policisë duke theksuar se ndaj tyre do të përgjigjen me forcën e ligjit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›