E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Lezhe humb jeten emigranti

Lëvizja tej normave të lejuara i ka kushtuar jetën një 30 vjeçari të sapokthyer nga Greqia në një aksident që ndodhi në superstradën Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur kryqëzimi i Kallmetit. Viktima është Mark Kola nga fshati Troshan, i cili po kthehej nga Lezha për në shtëpinë e tij në fshatin Troshan, por si pasoje e shpejtësisë së madhe ka dalë nga rruga dhe pas 100 metrave mjeti është ndaluar nga një kodër. Aksidenti ka qenë mjaft i rëndë dhe drejtuesi i saj ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi është zënë poshtë nga vetura e tij. Mark Kola sapo ishte kthyer nga Greqia pas 8 vitesh emigrim dhe martonte mbesën këtë fundjavë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›