E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani në Presidencë, dorëhiqet stafi i Topit

Tiranë- Rotacioni i fundit në Presidencë ka sjellë ndryshim të stafit të bashkëpunëtorëve të kreut të shteti. Mësohet se përfundimi i mandatit për zotin Bamir Topi dhe marrja e detyrës nga zoti Bujar Nishani më 24 Korrik ka sjellë është ndryshim të bashkëpunëtorëve në këtë institucion.

Bëhet me dije se këshilltarët e ish-presidentit Topi ditën e djeshme kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre në zyrën e presidentit Nishani.

Ata në këtë mënyrë i lënë vendin të tjerë këshilltarëve që do të punojnë për pesë vitet e ardhshme me presidentin e ri.

Ndërkaq mësohet se zoti Nishani ka nisur menjëherë emërimet e tij dhe në krye të kabinetit ka vënë Florian Nurin, i cili ka postin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, që drejtohej nga presidenti Nishani kur ishte në krye të tij.

Po ashtu bëhet me dije se në postin e sekretarit të përgjithshëm është emëruar Bardh Spahia, ish-zv/ministri i Shëndetësisë. Ndërkohë që gazetarja Irma Toptani është emëruar zëdhënësja e Presidenti të Republikës.

Këshilltar diplomatik zoti Nishani ka emëruar ish ambasadorin e Shqipërisë në Kanada, Besnik Konçin. Këshilltari politik i zoti Nishani do të jetë Princi Leka ndërkohë që Baki Shehu është emëruar këshilltar për çështjet ushtarake.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›