Masakra ne Kolorado rritet kerkesa per arme

Pas masakrës së Kolorados, numri i njerëzve që kërkojnë të blejnë armë është rritur. Sipas autoriteteve, në krahasim me javën e kaluar, ketë javë shitjet e armëve në dyqanet legale në Kolorado u rritën me 43 përqind. Të premten, një ditë pas masakrës numri i aplikuesve ishte 1216, të shtunën 1243. Në total 2887 njerëz janë lejuar të blejnë një armë gjatë fundjavës, një rritje prej 43.5% në krahasim me fundjavën e kaluar, bën të ditur zyra investigative e Kolorados.
Fenomeni në fjalë është parë nga shumë kundërshtarë të lirisë së zotërimit të armëve në Shtetet e Bashkuara si gangrena e të gjitha tragjedive. Ata kërkojnë ndalimin e shitjeve të armëve dhe rregulla shumë herë më të forta për të gjithë ata persona që kërkojnë zotërimin e një arme.