Ankimimet e partive KQZ caktoi relatorët të hënën shqyrtimi
TIRANE-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi sot se do të diskutojë të hënën 4 kërkesat e relatuara të subjekteve partiake.
4 kërkesat, 2 të PS, 1 e PD, dhe 1 kërkesë e Partisë Popullore dhe Pensionistëve kanë të njëjtin subjekt, kundërshtimin e rezultatit për Bashkinë e Tiranës dhe kundërshtimin e tabelës përmbledhëse.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve hodhi këtë të premte pasdite shortin për nisjen e shqyrtimeve te ankimimeve te dy partive me te medha politike PS dhe PD per rezultatin e Tiranes. Dy partite kishin ankimuar dy ditë më parë rezultatin përfundimtar vetëm dy orë pas perfundimit te afatit ligjor. PS ankimoi tabelen e rezultatit perfundimtar per Tiranen, por dhe tabelën e rezultatit për KZAZ 49. Ankimim për tabelën e rezultatit për Tiranën paraqiti dhe PD e cila pretendon se në mjaft qendra votimi ka patur shume flete votimi të kontestuara qe duhen marre parasysh.
Përcaktimi i relatoreve u bë sot, e shtunë, kurse shqyrtimi i ankimimeve pritej të niste të dielën, por KQZ vendosi sot që kjo të realizohet ditën e hënë në orën 09:30 minuta.
(d.b/BalkanWeb)