E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Lezhe plagoset 24 vjecari

Një 24 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi u përplas nga një automjet me targa të huaja në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës. Emirjan Pjetri me banim në këtë lagje ka qenë duke tentuar të kalojë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, kur është marrë para nga një automjet tip Fiat, i cili po bënte manovra të rrezikshme në këtë pjesë të rrugës, që është e populluar nga lëvizjet e qytetarëve. Gjatë manovrës për të xhiruar mjetin e tij, drejtuesi i Fiatit ka humbur kontrollin dhe ka përplasur rëndë 24 vjeçarin Pjetri e më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe një pemë, duke përfunduar në trotuar. I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës, ku po i jepet ndihma mjekësore, ndërsa gjendja e tij është mjaft e rëndë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndeërsa po heton në lidhje me aksidentin e shkaktuar prej tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›