Ndjekje penale per shperdoruesit e ujit
Shpërdorimi i ujit të pijshëm, dhe lidhjet e paligjshme do të zëvendësohen me investimin e ri në rrjetin e Ujësjellësit në të gjithë Tiranën. Kështu i ka garantuar banorët e kryeqytetit drejtori i ndërmarrjes së Ujësjellësit Sahit Dollapi, i cili ka nisur një aksion në bllokun Besa për prerjen e lidhjeve të jashtëligjshme dhe ndërprerjen e ujit të gjithë debitorëve, qofshin këto institucione shtetërore private apo qytetarë.
Paralelisht po punohet me fazën e projektimit të 7 blloqeve të Tiranës, të cilat janë janë Blloku Misto Mame, në Unazën e re pjesa midis doganës dhe unazës së re dhe fushës së aviacionit, pjesa e breg lumit që ka të bëjë me rrugën midis Lumit të Tiranës dhe shinave të trenit, deri tek spitali ushtarak, si dhe është duke përfunduar projekti për sistemin e zonës së Shkozës në Kodrën e priftit. Investimet po vazhdojnë edhe në zonën e Alliasit, në zonën e Selitës, në një pjesë sistemimi të Saukut, dhe në disa zona të vogla të Tiranës me qëllim furnizimin normal me ujë të të gjithë banorëve të kryeqytetit.
Drejtori i Ujësjellësit garanton se brenda muajit shtator do të përfundojë projektimi i blloqeve dhe se në fund të muajit nëntor të gjitha këto blloqe do të jenë të sistemuara.