Greqia vijon negociatat per shtyrjen e afatit te reformave

Greqia do t’i prezantojë Gjermanisë dhe Francës një plan për të shtyrë me dy vjet afatin e përfundimit të reformave që synojnë kursimin e 11,5 miliardë eurove, por pa kërkuar kontribute shtesë tek partnerët europianë. Kështu shkruajnë mendiat greke, të cilat i referohen një udhëtimi, që ministri i Financave Ianis Stournaras do të kryejë në Berlin dhe Paris për të diskutuar propozimin me homologët e tij Volfgang Schauble dhe Pierre Moscovici. Sipas të dhënave të ministrisë së Financave greke, Athina është e angazhuar të zbatojë planin e shkurtimeve, por kërkon një zbutje të afateve me qëllim që ndërhyrjet të jenë sa më të pranueshme për popullsinë. Sipas këtyre burimeve në planin e shpëtimit për Greqinë të aprovuar nga qeveria flitet për një mundësi përshtatjeje të kohës në rast të një recesioni më të madh në – 4,8% të PBB të parashikuar për vitin 2012 nga trojka. Ndërsa vlerësimet paraprake flasin për një rënie të aktivitetit ekonomik të paktën deri në 7%. Këto hipoteza vijnë në një kohë kur minsioni i ri i trojkës në Athinë po përgatitet për të studiuar llogaritë e vendit. Zëdhënësi i KE ka bërë me dije se inspektorët e BE, BQE dhe FMN do të jenë në Athinë në fillim të shtatorit për të verifikuar progreset e bëra me refromat si dhe të vendosin për ndërhyrje të mundhshme të termave të marrëveshjes së shpëtimit, ndërsa për raporti final do të duhen edhe disa jave. Ndërsa sipas ministrisë së Financave raporti do të publikohet më parë se takimi i eurogrupit i parashikuar më 8 tetor.