E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec- Kujdes nga mashtruesit e peshkut, shesin Troftën për Koran

—- Nga Kliti Topalli—-

Pogradec- Përveç klimës, bukurisë dhe plazhit, Pogradeci shquhet edhe për peshkun e Koranit. Sigurisht që pushuesit përveç kënaqësisë që ofron ky qytet, dëshirojnë të provojnë edhe shijen e këtij peshku që është tepër i rrallë dhe që ndodhet vetëm në liqenin e Ohrit dhe në atë Bajkal në Rusi.

Ka nga ata që preferojnë restorantet, por pjesa më e madhe e blejnë peshkun nga tregtarët të cilët popullojnë rrugën përgjatë liqenit. Por shumë prej tyre i mashtrojnë klientët, duke u shitur peshkun e Troftës në vend të Koranit. Kjo pasi këta dy lloje peshqish janë shumë të ngjashëm, dhe një person që i shikon për herë të parë e ka të vështirë ti dallojë. Një kilogram Troftë kushton rreth 600 lekë, ndërsa një kilogram Koran kushton dyfishin e këtij çmimi. Mesa duket tregëtarët e përdorin këtë mashtrim për të marrë përfitime dyfishe, që sigurisht paguhen nga njerëz të painformuar.

Pjesa më e madhe e shitësve të peshkut ndodhen në dalje të qytetit, në fshatrat Mëmëlisht, Hudënisht, Piskupat e deri në Lin. Dhe shumica e tyre shesin Troftë dhe jo Koran. Por turistët që nuk e dinë këtë, kujtojnë që akuariumet që ndodhen buzë rrugës janë të mbushura me Koran. Ndërsa shitësit vijojnë të njëjtën lojë duke u thënë se ata tregtojnë Koran.

Për t’i ndihmuar blerësit që të mos mashtrohen më nga shitësit e peshkut, duam t’u kujtojmë se Trofta është një peshk që nuk rritet në liqen, ose në gjol siç e quajnë pogradecarët, por në rezervate dhe prandaj mbahet i gjallë në akuariume. Ndërsa e vetmja mënyrë për ta blerë Koranin është ta blesh të ngordhur, pasi ai kapet në liqen dhe nuk mund të jetojë në akuarium.

Por duke mos mjaftuar vetëm ky mashtrim, shitësit gënjejnë edhe në peshë. Janë të shumta rastet kur blerësit kanë marrë p.sh5 kg Koran, dhe në të vërtetë aty kanë qenë më pak se 4 kg.

Platforma denoncuese IDEA ka zhvilluar një intervistë me një tregtar peshku i cili do të na i tregojë  me më detaje të gjithë procesin e shitjes së peshkut, dhe mashtrimet që bëhen me të. Për hir të biznesit ai nuk ka preferuar të tregojë indetitetin, por pranoi të flasë për ne.

Çfarë lloj peshku tregtoni ju?

Peshku që ne shesim është Troftë.

Ku e siguroni?

Unë sëbashku me vëllezërit e mi kemi disa vaska që e rritim aty këtë lloj peshku.

Domethënë ky nuk është peshk liqeni?

Jo jo Trofta nuk rritet në gjol, madje nëse peshqit e vaskave dalin në liqen kjo është një katastrofë pasi Trofta mund ta hajë Koranin. Ai rritet në rezervate, ka nga ata që e rrisin me koncetrate, por ka nga ata që e rrisin me cironka siç i themi ne apo ndryshe peshq të vegjël.

Sa shkon kilogrami i Troftës?

Po tani varet, nëse blerësi është nga zona jonë e shesim me 6 mijë lekë të vjetra, nëse pastaj janë nga qytetet e tjera në bazë të sitatës e përcaktojmë dhe çmimin, i cili sigurisht është më i lartë.

Unë jam i informuar se përveç çmimit, ju i mashtroi turistët duke ua shitur Troftën për Koran, është e vërtetë?

E vëretëtë është. Jo vetëm unë por të gjithë shitëst e bëjnë këtë gjë, pasi këta dy lloje peshqish janë të ngjashëm, dhe një person që nuk është nga Pogradeci e ka të vështirë ti dallojë. Pastaj turistët, ose kalimtarët e rastit, vinë vetë dhe thonë: Më bëj 2 kile Koran. Përderisa ai kujton që ky lloj peshku është Koran, pse mos e shesim për të tillë?

Sa kushton në të vërtetë kilogrami i Koranit?

Në terg një kile Koran kushton rreth 12 mijë lekë të vejtra, por kjo shifër ndryshon nga stina në stinë. P.sh Për Vitin e Ri kilogrami shkon edhe tek 18-20 mijë lekë.

Po mashtime në peshë bëni?

Edhe kjo gjë ndodh, pasi zakonisht përdoren ca peshore që janë lehtësisht të modifikueshme dhe në një kile ajo ha rreth 200 gram. Por nëse një person merr shumë, atëherë kursen rreth 2-3 kilogramë.

Po në rastet kur klienti e peshon diku tjetër dhe e sheh që ju e keni mashtruar, apo e kupton që ia keni shitur troftën për Koran, çfarë ndodh?

Ka patur edhe raste të tilla, ka që kthehen dhe kërkojnë paratë. Por nuk kanë munguar dhe sherret, pasi ai ka të drejtë sepse paguan për atë që merr.

Po ata persona që duan vërtet Koran si mund ta gjejnë?

Zakonisht ai nuk shitet në rrugë. Mënyra më e mirë është të lidhesh me një peshkatar, i cili sapo del nga gjoli të ta shesi. Pasi të gjithëve peshkatarëve ja u mbledh një person, i cili ja u shet lokaleve dhe prandaj është i rrallë Korani në treg.

Në përgjithësi si ecni me shitjen e peshkut, cilat janë periudhat kur ai tregtohet më shumë?

Tani në verë mirë, pasi kthehen emigrantët të cilët blejnë, po ashtu ka edhe turistë që e konsumojnë peshkun. Periudhat ku ka më shumë shitje janë kjo e verës dhe gjatë ditëve të Vitit të Ri. Në ato ditë ka shumë shitje, pasi zkaonisht zona e Pogradecit e përdor peshkun në darkën e datës 31.

Ka shumë mund rritje e këtij lloj peshku, dhe mund të na tregoni si ndodh i gjith procesi?

Po sigurisht që punë pa mund ska, por nëse arrin tia dalësh kjo sjell edhe përfitime. Vaskat ku mbahet peshku janë me ujë të rrejdhshëm pasi Trofta rritet në ujë të ftohtë. Vaskat janë të ndara në bazë ta madhësisë së peshkut. Ushqehen zakonishtme koncetrat, por edhe me peshq të vegjël që kapen me rrjeta në gjol. Sigurisht që është procesi i mirmbajtjes, lëshimi i vezëve shumimi, etj, që duan përkujdesje.

Pse e shisni në akuarimume Troftën?

Kjo bëhet për të tërhequr klientët. Pasi aty ai e sheh që peshku është i gjallë dhe i freskët, dhe mund ta zgjedhë vetë kë do të marrë. Më pas ne i ngordhim duke i goditur në kokë dhe i paketojmë. Por nëse blerësi do ne i pastrojmë edhe këtu dhe ai pastaj e ka gati vetëm sa për ta skuqur.

Sa shisni zakonisht në ditë?

Është vështirë të përcaktosh një shifër tamam, por mund të them se diku mbi 15 kg në ditë. Ka raste edhe më pak, ka raste edhe më shumë. Kjo varet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›