Aksident në Librazhd-Prrenjas, 2 të vdekur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesdite në aksin rrugor Librazhd-Prenjas. Një automjet tip Fuoristradë me targa të huaja ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Polis dhe ka përfunduar në humnerë.
Si pasojë kanë mbetur të vdekur Hanushe e Mustafa Zaimi si dhe janë plagosur rëndë 2 personat e tjerë që udhëtonin në automjet. Drejtuesi i mjetit Saimir Prodani dhe personi i katërt kanë mbetur të plagosur rëndë dhe po marrin ndihmën në Spitalin e Librazhdit.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur auto-ambulanca si dhe forca të shumta policie.