E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuoristrada bie në humnerë, vdes një grua

Një fuoristradë me targë gjermane ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë duke shkaktuar vdekjen e një gruaje 47-vjecareje dhe plagosjen e dy pasagjerëve dhe drejtuesit të mjetit ne aksin Polis-GUreshpate 

LIBRAZHD-Një grua ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Polis-Gurëshpatë në Librazhd. Një fuoristradë me targë gjermane BIL 223BZIL ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë duke shkaktuar vdekjen e një gruaje 47-vjecareje dhe plagosjen e dy pasagjerëve dhe drejtuesit të mjetit Sajmir Prodani.
Viktima Hanushe Zaimi ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra, ndërsa me të ka qënë edhe bashkëshorit i saj Mustafa Zaimi që është jashtë rrezikut për jetën si dhe dy bashkëudhatarë të tjerë që kanë mbetur të plagosur janë dërguar në spitalin e Librazhdit.
Ndërkaq një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin. Një kamion i ngarkuar me inerte ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Paulesh, kur kamioni me targë El 0361 C i cili udhëtonte me shpejtësi ka përfunduar jashtë rruge. Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesit i kamionit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›