E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderohen katër policët e vrarë në krye të detyrës

Katër policët e vrarë në krye të detyrës janë varrosur me nderime dhe homazhe nga familjarë, të afërm miq të ftuar. Politika ka nderuar katër "Dëshmorët e Atdheut" të cilët humbën jetën gjatë një aksioni për kapjen e të shumëkërkuarit, Dritan Dajti. Presidenti Bamir Topi kërkon zbardhjen e plotë të vrasjes së katër policëve të shtetit, për të treguar se forca e ligjit do të bjerë mbi këdo që guxon ta shkelë atë. Ndërsa kryeministri Sali Berisha premtoi se banda do te marre dënimin maksimal dhe ligji do të veprojë me të gjithë forcën e tij.
Homazhe kanë kryer ministri i Brendshëm Bujar Nishani, si edhe anëtarë të tjerë të kabinetit, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, drejtues të Partisë Socialiste e Lëvizjes Socialiste për Integrim, përfaqësues diplomatikë të akredituar në Tiranë, si dhe mijëra qytetarë të thjeshte, miq e të afërm të policëve ë vrarë.
Në këto momente të vështira pranë familjeve është gjendur edhe presidenti i kompanisë "Yldon", Ylli Ndroqi së bashku me bashkëshorten e tij.
Katër dëshmorët Saimir Duçkollari, Kastriot Feska, Fatos Xhani dhe Altin Dizdari, u varrosën të varrezat e "Dëshmorëve të Kombit". Ndërsa u ka dhënë lamtumirën e fundit katër policëve të vrarë, ministri i Brendshëm, Bujar Bishani është zotuar për zbardhjen e tyre ndërsa ka vlerësuar lart kontributin e gjithësecilit në kryerejen e detyrës me profesionalizëm.
Familjarëve të viktimave u është dorëzuar flamuri kombëtar në shenjë mirënjohje dhe respekti për të afërmit e tyre të rënë në krye të detyrës. Sot, në nderim të policëve të rënë, Shqiperia është në zi kombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›