Aksident në Lushnje-Berat, plagosen katër fëmijë

Foto ilustruese / Arkiv
Katër fëmijë janë plagosur mëngjesin e sotëm në një aksident në aksin Lushnje-Berat.
Sipas informacioneve të para, katër fëmijët kanë qenë në buzë të rrugës në afërsi të fshatit Stan, kur një furgon ka dalë nga rruga, duke i goditur ata.
Fëmijët janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka vënë në pranga shoferi, i cili mendohet ta ketë humbur kontrollin e mjetit për shkak të një defekti teknik. / G.N.