Shqipëri-Maqedoni, që sot me karta ID

Edmond Haxhinasto dhe Nikola Poposki / Foto arkiv
Që sot, shqiptarët dhe maqedonasit mund të udhëtojnë drejt dy vendeve respektive me pasaporta apo karta identiteti.
Dita e sotme shënon hyrjen në fuqi të marrëveshjes së nënshkruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki, më 1 dhjetor 2011 në Tiranë.
Marrëveshja parashikon lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve duke përdorur për këtë qëllim edhe letërnjoftimet (kartat e identitetit).
Marrëveshja është bërë pas propozimit të palës shqiptare, e nxitur nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës. / INA