Bekim Bala shënon në limit, i jep pikë ekipit të tij
Tre gola, në tri ndeshje, aq më tepër jo me minuta të plota. Këtë e ka bërë Bekim Bala, që sërish bëhet protagonist në Poloni. Goli i tij i shënuar në minutat shtesë, pikërisht në të 93-ën, i ka dhënë një pikë të artë skuadrës së tij Jagellonia, që luajti kundër ekipit më të fortë polak, Visla Krakovës.
Vetëm një minutë pas kishte pësuar gol, trajneri i Jagellonias fut në lojë Balën në minutën e 80-të. Dhe sulmuesi shqiptar ia ka shpërblyer në mënyrën më të mirë të mundshme. Tre gola në 77 minuta lojë, duke i dhënë 7 pikë ekipit të tij, nuk janë pak për Balën, që i ka bërë një nisje fantastike këtij sezoni. 22-vjecari është grumbulluar edhe nga De Biazi për ndeshjen miqësore me Armeninë më 14 gusht. (Eduard.Ilnica/BalkanWeb)