Korçë, zjarr në vargmalin e Moravës, digjen pyjet halore
KORCË- Prej disa ditësh zjarret po shkrumbojnë sipërfaqe të tëra me pyje në Pukë, Berat, Sarandë e Vlorë, ndërkohë që terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen në disa raste.
Mëngjesin e sotëm raportohet për një tjetër vatër zjarri të rënë në vargmalin e Moravës, në Korcë.
Sipas Kreut të Shërbimit Pyjor në Korcë, Erion Haruni, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pyje halore, ndërkohë që në vendngjarje ka punonjës të pyjores dhe zjarrfikëses, që po punojnë për vënien në kontroll të flakëve.
(m.a/BalkanWeb)