Aksident ne Mamurras dy te vdekur

Dy persona kanë mbetur të vdekur ndërsa një i tretë është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 14 në aksin rrugor të superstradës Mamurras- Lezhë. Një automjet tip ferrari me targa italiane që drejtohej nga Roland Dandaj 35 vjec është përplasur me barrierat mbrojtëse të superstradës e për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar poshtë rrugës. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj 35 vjecari Roland Dangaj si dhe Agim Pali 40 vjec pasagjer në automjet, ndërsa është plagosur Armand Dangaj 18 vjec edhe ky pasagjer i cili është transportuar menjëherë për në spitalin ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë. Nga hetimet e para ka rezultuar se shkak për këtë aksident është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit për shkak të shpejtësisë së lëvizjes së tij, duke sjellë përplasjen e fortë me bordurat mbrojtese të rrugës.