Provimi i trete i Matures Shteterore me 30 qershor

18 mësues ndër më të mirët në vend kanë hartuar tezat e provimit me zgjedhje, të cilit me 30 qershor do t’i nënshtrohen rreth 44 mijë maturantë. Testi është i një niveli mesatar dhe përbëhet nga 30 pyetje me alternativa dhe 10 me zhvillim. Një ditë përpara provimit të tretë të maturës shtetërore drejtori i arsimit parauniversitar Fatmir Vejsiu këshillon gjimnazistët të kenë kujdes që gjatë plotësimit të tezës vetëm të rrethojnë me ngjyrë blu apo të zezë përgjigjen që mendojnë se është e saktë e të mos bëjnë shenja të tjera në fletë, pasi kjo mund t’i skualifikojë ata automatikisht nga provimi.
Për herë të parë këtë vit maturantët do të testohen në dy ose tre lëndë në varësi të zgjedhjes që kanë bërë. Mundësi kjo e lejuar nga Ministria e Arsimit për t’i krijuar më tepër mundësi gjimanzistëve për të nisur studimet e larta në degët e parapëlqyera.
Përzgjedhja e lëndëve në provimin e tretë të maturës shtetërore është një matës edhe për shpërndarjen e gjimnazistëve nëpër unviersitete. Sivjet shumica e maturantëve kanë zgjedhur lëndët shoqërore. Mes rreth 44 mijë maturantëve 8 mijë prej tyre kanë vendosur që të japin tre provime me zgjedhje, dy shoqërore dhe një shkencor apo anasjelltas.