Aksident në Mamurras, vdes 33 vjecari
MAMURRAS- Aksident me pasojë vdekjen në rrugën dytësore që lidh fshatin Adriatik me qytezën e Mamurrasit. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur Paraqat, pranë urës që shihni në ekran. 33 vjecari nga Mamurrrasi Altin Cakoni që gjeti vdekjen në këtë aksident udhëtonte me mjetin e tij tip benz me targa të Lacit, ku dyshohet se si shkak i shpejtësisë së madhe të mjetit ky i fundit del nga rruga duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të të riut dhe plagosjen e shokut të tij që gjendej në mjet bashkë me të. I palgosuri është dërguar në spital, ndërsa policia po heton për të përcaktuar qartë shkakun e aksidentit.(m.a/News24/BalkanWeb)