Aksident në Përmet-Këlcyrë, humbin jetën 2 punonjës policie
PERMET- Aksident i rëndë më pasojë vdekjen, në aksin Përmet-Këlcyrë. Makina më të cilën udhëtonin dy punonjës policie të Përmetit ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Ura e Veroniqit.
Për pasojë ka humbur jetën shefi i policisë së Përmetit Nuri Kërçani dhe 43-vjeçari Petrit Lata, me detyrë specialist krimesh në polici.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se automjeti tip Benz me targë Durrësi 62 79 B, që drejtohej nga oficeri i policisë Petrit Lata ka humbur kontrollin, duke u përplasur me bordurat e urës.
Sipas policisë, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë moti i keq, pasi në momentin e aksidentit zona ishte përfshirë nga shira të dendur.
(er.nu/BalkanWeb)