E Diel, 1 Nëntor 2026

Kom. i Sigurisë OK ligjit të ri: Mbikëqyrje elektronike për të dënuarit

TIRANË - Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare miratoi sot, me votat e mazhorancës projekt/ligjin "Për mbikëqyrjen elektronike në fushën penale", i cili parashikon vendosjen e një pajisjeje sinjalizuese për të dënuarit me dënime alternative.

Sipas relacionit shoqërues, teknikisht mbikëqyrja elektronike do të funksionojë me një pajisje elektronike, e cila do të jetë e lidhur me një sallë operative, nga ku do të monitorohet respektimi i urdhrave të gjykatës nga personat e dënuar.

Nëse drafti kalohet nga Parlamenti, pritet që ky proces të nisë nga 1 prilli i vitit të ardhshëm. Për vitin 2012 do të jenë 300 pajisje elektronike, që do të jenë të disponueshëm për personat që do të dënohen me vendim gjykate.

Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, me zbatimin e këtij ligji shkurtohen shpenzimet e buxhetit për të mbajtur një numër të konsiderueshëm efektivash të policisë së shtetit, për të monitoruar 24 ore personat në arrest shtëpie.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›