Aksident në Përmet, humbin jetën dy punonjës policie

“Aksidenti rrugor ndodhi në vendin e quajtur ‘Ura e Veroniqit’, rreth 7 kilometra larg Përmetit”, thanë burimet, duke sqaruar se dy punonjësit e policisë në momentin e aksidentit po udhëtonin me një automjet tip “Benz”, me targa DR 6279 B.
“Fatkeqësisht në këtë aksident humbi jetën Nuri Kërçani, shef i komisariatit të Përmetit, si dhe drejtuesi i automjetit, Petrit Lata, 43 vjeç, me detyrë specialist i hetimit dhe krimit”, mësohet nga blutë e Gjirokastrës.
Viktimat po ktheheshin nga shërbimi në kohën që automjeti është përplasur fuqishëm në bordurat e urës, gjë që ka bërë të pavlefshme ndihmën e parë. “Lata humbi jetën në vendngjarje, ndërsa shefi i komisariatit dy orë më pas, në spitalin e Përmetit.
Mendohet se shkak i aksidentit kanë qenë reshjet e dendura të shiut, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë defekti të papritur të automjet. Policia lokale ka nisur ndërkaq procedurat për zbardhjen e plotë të aksidentit.
/Start/E.B/
2011-12-13 20:33