E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Roma 32-vjeçari

Policia e Shtetit bëri me dije se është ekstraduar shtetasi Albert Fran Margjoni, vjeç 32, lindur në Mirditë.

Shpallja në kërkim ndërkombëtar e këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lezhës, më 28 maj të vitit 2009, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg“, pasi akuzohet për kryerjen e veprat penale të “Vrasjes me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë“ dhe “Armëmbajtjes pa leje”.

Ngjarja për të cilën akuzohet ky shtetas ka ndodhur më datë 22.05.2009, rreth orës 21:30, në superstradën Lezhë, tek kryqëzimi i Rrilës, ku shtetasi Albert Margjoni, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Emiljano M. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, më datë 05.03.2011, në Itali. /Start/

                                                                                             2011-12-14 08:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›