“Martesa” e fëmijëve, 31-vjeçarja rreh “krushkën”, arrestohet

Nëna e “dhëndrit” të pretenduar vetëm 15 vjeç, Z. Ajredini, 33-vjeçe, ka përfunduar me plagë në spital, pasi është rrahur nga nëna e “nuses” 11 vjeçare.
Adelina Trandafila, 31-vjeç, u ndalua pasditen e shkuar nga policia e Korçës në Bilisht, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”.
Dy ditë më parë, gruaja e ndaluar ka goditur me mjete të forta nën e 15 vjeçarit, që kishte dashur të merrte për grua të bijën e saj. Ndërkohë, dy persona të tjerë po ndiqen penalisht, pasi rrëmbyen pa dëshirën e saj një të mitur 11 vjeçare nga Bilishti, që donin ta martonin me nipin vetëm 15 vjeç, banues në fshatin Rembec të Korçës. /Start/
2011-12-14 09:50