E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burri djeg shtëpinë për inat të gruas

Ngjarja absurde ndodhi në Cërrik të Elbasanit, ku ka lënë pa strehë çiftin dhe 5 fëmijët e tyre.

Policia bëri me dije se shtetasi Kastriot Ymeri, 43-vjeç, në gjaknxehtësi e sipër pas grindjes me bashkëshorten, ka spërkatur me benzinë banesën e më pas i ka vënë flakën. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur asnjë të lënduar, por flakët kanë shkrumbuar gjithçka kishte në banesë.

 Sipas hetimeve të para dyshohet se gjithçka ka nisur pas një grindjeve mes bashkëshortëve, ndërkohë që policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Start/

                                                                                             2011-12-14 10:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›