Aksident ne Qafe Thane, vdes 41-vjeçari
Sipas policisë, Kanani po ngiste një mjet tip “Audi”. Ne afërsi te Qafe Thanës, ai ka tentuar te parakaloje një tjetër makine, por është përplasur me një kamion me targa te Korçës. Goditja ka rezultuar fatale për 41-vjeçarin. Ndërsa policia ka shoqëruar shoferin e kamionit, Dritan Bino.