Babai vrasës: Qëllova tim bir nen efektin e alkoolit
Për afro 20 minuta ne seancen e zhvilluar pa praninë e mediave, Lulaj ka deklaruar se te dy kishin konsumuar alkool para ngjarjes ne një lokalet e fshatit. Ai tregoi se pas debatit për një bateri telefoni i biri, Edmondi, 27 vjeç, e ka qëlluar me shuplake dhe e ka kërcënuar me thike. Pas kësaj, 57-vjeçari dëshmoi se ka marre çiften për ta trembur, por qe sipas tij është shkrepur aksidentalisht. Pavarësisht dëshmisë se tij, gjykata e ka lëne ne burg pa afat Marash Lulajn qe akuzohet për “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.