Aksident në Rrugën e Kombit – Përplasen tre automjete, 1 humbje jete

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Rrugën e Kombit, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë. Tre automjete, dy kamionë dhe një autoveturë janë përplasur dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i autoveturës, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.
Ndërsa drejtuesi i njërit prej kamionëve, V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa qarkullimi në këtë segment është i kufizuar përkohësisht.
Mirditë / Informacion paraprak
Rreth orës 19:45, në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.
Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/