Aksident në Shkodër, automjeti përplas për vdekje bariun, në pranga autori
Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, ku shtetasi Ragip Taflaj 59-vjeç është përplasur nga një automjet tip fuoristradë me targa malazeze dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se 59-vjeçari ka qenë duke shoqëruar bagëtitë drejt stanit në momentin që është përplasur e ngjarjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë bërë dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit, shtetasit Goran Culovic.
Ndërkaq nga ana e uniformave blu kanë nisur dhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit që i kushtuan jetën 59-vjeçarit.