E Shtunë, 31 Tetor 2026

S`arrihet marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit. Dështon takimi Thaçi-Daçiç?

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Ljajic, i tha agjencisë Tanjug se nuk është arritur asnjë marrëveshje  mes Beogradit dhe Prishtinës për prefiksin telefonik të Kosovës.

Ai tha se Beogradi ka ofruar një zgjidhje kompromisi dhe se presin një përgjigje të Prishtinës dhe Brukselit.

“Ne jemi duke pritur për një përgjigje nga Bashkimi Evropian dhe Prishtina për propozimin tonë më të fundit, i cili përfaqëson një kompromis mes qëndrimit tonë dhe qëndrimit të tyre të deritanishëm”, tha Ljajic.

Edhe Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka theksuar në Twitter se nuk ka asnjë marrëveshje, dhe se ende pritet një përgjigje e Beogradit në lidhje me propozimin e BE-së.

Ministri serb Rasim Ljajic ka deklaruar më herët se 8 gushti është afati i fundit për një marrëveshje për telekomunikacionin dhe se në qoftë se nuk do të ketë marrëveshje, nuk do të ketë takim ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, i cili është parashikuar të mbahet më 27 gusht në Bruksel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›