E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Shkodër, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së motorit të tyre me një makinë tek Ura e Bunës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Liria", Shkodër, pikërisht te kryqëzimi i Urës së Bunës.30-vjeçari që u identifikua si Gjergj Qershia, duke drejtuar një automjet tip BMW, ka aksidentuar shtetasit Sh. dhe D. Avdia, përkatësisht 62 dhe 26 vjeç.
Dy personat po udhëtonin me një motoçikletë në momentin që u përfshinë në aksident. Ata janë mjekuar në spital dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën.
Policia tha se "janë kryer veprimet e duhura procedurale dhe hetimore kurse materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të "shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›