Aksident ne Sukth vdes kalimtari

Një ngjarje aksidentale me pasojë vdekjen e kalimtarit ndodhi në aksin rrugor Sukth – Manëz, ndërkohë që policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit tip “Benz” me targa të Durrësit, identifkuar si Sabri Fano. Kalimtari i cili është ende i paidentifikuar ka qenë duke kaluar rrugën në kohën kur automjeti e përplasi me bordurat në anë të rrugës. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por paraprakisht policia beson se drejtuesi i mjetit që shkaktoi vdekjen ka qenë me shpejtësi tej nornmave të lejuara.