Ligj i ri per shendetin mendor

Personat që vuajnë nga çrregullimet e shëndetit mendor shumë shpejt nuk do të shtrohen më në spital psikiatrik me qëllim shqyrtimin e aftësisë për punë. Projektligji i ri, i cili ka nisur të diskutohet në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë jo vetëm do t’i japë fund abuzimeve me shtrimet e detyruara fiktive me qëllim përfitimi pagesë nga skema e sigurimeve shoqërore, por ai parashikon gjithashtu se këta persona do të përfitojnë nga politikat të riaftësimit profesional që do të ndërmerren nga pushteti vendor kur gjendja e tyre mjeksore dhe arsimore ua lejon.
Në kushtet kur problemet e shëndetit mendor po shtohen në mënyrë të frikshme aq sa mendohet se në vitin 2020 këto do të zënë vendin e dytë pas sëmundjeve kardiovaskulare dhe se ligji në fuqi është i vjetëruar hartimi i një ligji të ri për shëndetin mendor është një ndër kërkesat kryesore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vendin tonë.