Kryeministri Berisha takim me delegacionin e Asamblese se Madhe te Turqise
Kryeministri, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Asamblesë së Madhe të Turqisë, të kryesuar nga kryetari i këtij Komisioni, zoti Volkan Bozkir. Fusha të tilla si ajo e prodhimit të energjisë së rinovueshme hidrike, eolike dhe diellore, sektori i turizmit, sektori i bujqësisë në veçanti me dy projektet madhorë të qeverisë shqiptare, ai i ullirit dhe arroreve, u vlerësuan në këtë takim si sektorë të rëndësishëm potencial për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të ardhmen. Ndërkohë kreu i ekzekutivit vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale miqësore mes dy kombeve, vendeve dhe qeverive, si dhe vizitën e tyre si një kontribut tjetër të rëndësishëm në konsolidimin e këtyre marrëdhënieve. Kryetari Bozkir e falenderoi kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe i përcolli atij përshëndet më të përzemërta të kryeministrit turk Erdogan, si dhe të zyrtarëve më të lartë të shtetit dhe të qeverisë turke. Më tej, Zoti Bozkir dhe deputetët e tjerë vlerësuan arritjet e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare gjatë kësaj periudhe, si anëtarësimi në NATO dhe heqja e vizave për qytetarët shqiptarë për të udhëtuar në BE. “Me reformat e saj ekonomike, qeveria shqiptare dëshmoi se edhe ne kohë krize globale, bazuar në modele të drejta ekonomike, vende si Shqipëria arrijnë të shënojnë rritje pozitive dhe mos të preken drejtpërsëdrejti nga ajo.” theksoi zoti Bozkir.
Në takim u vlerësua marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve si dhe bashkëpunimi i gjithanshëm dhe i suksesshëm midis të dy qeverive dhe ne veçanti i sektorit privat dhe u rikonfirmua vullneti i palëkundur i tyre për ti zgjeruar edhe më tej në të ardhmen, në të gjitha fushat në interes të ndërsjellë.
Në takim u vlerësua marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve si dhe bashkëpunimi i gjithanshëm dhe i suksesshëm midis të dy qeverive dhe ne veçanti i sektorit privat dhe u rikonfirmua vullneti i palëkundur i tyre për ti zgjeruar edhe më tej në të ardhmen, në të gjitha fushat në interes të ndërsjellë.