Berisha pret delegacionin turk, vlerësohen marrëdhëniet e mira
TIRANE - Kryeministri Berisha prit sot në një takim një delegacion të Komisionit të Jashtëm të Asamblesë së Madhe të Turqisë, të kryesuar nga zoti Volkan Bozkir.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy vendeve si dhe bashkëpunimi i suksesshëm midis të dy qeverive dhe në veçanti i sektorit privat.
Në këtë kontekst u vlerësuan arritjet e rëndësishme të këtij bashkëpunimi në fusha si ajo e arsimit, tregtisë, bashkëpunimit, në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut apo ndërtimit të infrastrukturave madhore, si Rruga e Kombit “Durrës-Morinë”, ku u vlerësua se bashkëpunimi i firmës BECHTEL me kompaninë turke ENKA realizoi një ndër rrugët më të mira të ndërtuara ndonjëherë në rajonin tonë.
Gjithashtu, fusha si ajo e prodhimit të energjisë së rinovueshme hidrike, eolike dhe diellore, sektori i turizmit, sektori i bujqësisë në veçanti me dy projektet madhorë të qeverisë shqiptare, ai i ullirit dhe arrorëve u vlerësuan si sektorë të rëndësishëm potencial për zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
(er.nu/news24/BalkanWeb)