Aksident në Tetovë, një i vdekur

Viktima i moshës 50 vjeçare ndërroi jetë pasi që u përplas nga një makinë e tipit “Rover 200” me tabela të Tetovës dhe që drejtohej nga një 29 vjeçar.
Një person ka ndërruar jetë në aksidentin që ka ndodhur sot në mesditë në Tetovë.
Viktima i moshës 50 vjeçare ndërroi jetë pasi që u përplas nga një makinë e tipit “Rover 200” me tabela të Tetovës dhe që drejtohej nga një 29 vjeçar.
Zëdhënësi i policisë së SPB-së në Tetovë, Marjan Josifovski deklaroi se viktima si kalimtar i rastit menjëherë ka ndërruar jetë pas goditjes nga makina, që ishte me shpejtësi të madhe. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar drejtuesin e makinës, ndaj të cilit është shqiptuar masë penale./Indeksonline/