E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset makina, humb jetën 25 vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje sqaron se nga aksidenti ka humbur jetën një person, transmeton BW.

Po sipas të njëjtave burime, nga përplasja e mjetit tip Golf me targa AA 015 CB ka përplasur për vdekje 25-vjeçarin Arben Çupi, i cili pasi kishte parkuar motorin në anë të rrugës, tentoi të kapërcente në anën tjetër të autostradës me këmbë, ndërkohë që 10 metra larg tij ndodhej mbikalimi, siç sqaron policia.

Mësohet se viktimës i është dhënë ndihma e parë nga drejtuesi i mjetit S Kulla, por ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërkohë që po heton më tej për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›