Aksident ne Tirane dhe Korce nje i vdekur

Gjate oreve te vona te nates se djeshme jane shenuar dy aksidente ne dy qytete te ndryshme. Aksidenti i pare ka ndodhur ne aksin Korce- Erseke ku ka gjetur vdekjen nje 35- vjecar ndersa aksidenti tjeter eshte shenuar ne kryeqytet.
Ne Korce nje 35-vjecar ka humbur jeten mbremjen e djeshme si pasoje e nje aksidenti rrugor te ndodhur ne aksin Korce-Erseke. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2230 te mbremjes se te shtunes teksa 35 vjecari i identifikuar si Elton Ruco po shtynte makinen e tij qe kishte pesuar nje defekt gjate udhetimit ne kete kohe ai eshte goditur nga nje makine me targa greke duke mbetur i plagosur rende. 35 vjecari eshte transportuar me pas per ne spitalin e Ersekes por nuk ka mundur tu mbijetoje plageve te marra. Policia ka ndaluar autorin e aksidentit Kristif Koco 52 vjec. Sipas policise aksidenti ka ndodhur si pasoje e shpejtesise se madhe te automjetit me targa greke dhe sinjalistikes se munguar ne aks qe shpesh here eshte bere shkak per aksidente te renda.
Ndersa ne Tirane perplasen dy automjete dhe demtohet semafori dhe shtylla elektrike. Dy automjetet jane perplasur me njera tjetren shume prane kryqezimit qe lidh rrugen Myslym Shyri me Ministrine e Mbrojtjes mesnaten e se shtunes. Nje taksi tip benz eshte perplasur me nje fuoristrade me targa TR 0009M. Automjetet kane pesuar demtime te renda ndersa nuk jane lenduar drejtuesit e automjeteve. Nga verifikimet e para te grupit hetimor qe ka mberritur ne vendngjarje konstatohet se aksidenti ka ndodhur si shkak i shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor. Nga perplasja e dy automjeteve jane demtuar edhe shtylla dhe semafori qe ndodheshin anes rruges ne kete kryqezim.