E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Bosnja Shqiperia duhet te behet gati per ndeshjen e qershorit

style=positionrelativez-index2>

Bosnja duket se do ti rikthehet arenes nderkombetare. Nje vendim i fundit i FIFA-s ka shtyre afatin per pezullimin e Bosnjes deri me 26 maj dhe duket se ndeshja e programuar mese kuqezinjve perballe Bosnjes me 7 qershor do te behet sic ishte parashikuar. Pas nje takimi qe organet me te larta te futbollit nderkombetar kane pasur me nje delegacion te Federates Boshnjake duket se eshte arritur edhe nje kompromis mes paleve.

Ne rast se do te hiqet pezullimi i Bosnjes kombetares sone do ti rishtohet pika e marre perballe Bosnjes e hequr pas pezullimit nga aktivitetet nderkombetare te futbollit te Federates Boshnjake. Ne nje njoftim te UEFA-s tregohet nje permiresim i marredhenieve me Federaten Boshnjake dhe per mundesine e arritjes se nje marreveshjeje perpara 26 majit. Ne rast se Federata Boshnjake do te aprovoje ndryshimet ne statutin e saj atehere Shqiperia do te rimerrte vendin e dyte. Gjithashtu kombetarja jone do te filloje pergatitjet per ndeshjen e radhes perballe Bosnjes me 7 qershor. UEFA dhe FIFA kane konfirmuar takimin pozitiv me Federaten e Futbollit te Bosnje-Hercegovines i cili do te mund te riktheje Bosnjen ne aktivitetet e futbollit nderkombetar. Me daten 1 prill FIFA dhe UEFA vendosen pezullimin e Federates Boshnjake te Futbollit FFBH/NSBiH nga te gjitha aktivitetet sportive nderkombetare.

Ky vendim ishte paralajmeruar me pare pasi Federata e Futbollit te Bosnje-Hercegovines nuk ka pranuar adaptimin e statutit te propozuar nga FIFA dhe UEFA. Pas takimit te fundit midis delegacioneve te dy paleve duket se po arrihet nje progres i bere nga Federata Boshnjake. UEFA ka percaktuar 26 majin si afatin e fundit qe Federata Boshnjake te pranoje statusin e ri. Ne njoftimin e UEFA-s thuhej se Federata Boshnjake po ben perparime ne ndryshimet ne statusin e federates per drejtuesin e saj. Gjithashtu ne njoftim UEFA shprehte besimin e saj se boshnjaket do te arrinin qe te benin ndryshimet perkatese ne statutin e federates perpara 26 majit i cili eshte edhe afati i fundit. Ne rast te heqjes se pezullimit ndeshja e radhes per grupin D Bosnje-Hercegovina do ta kete ne Rumani me 3 qershor. Vetem kater dite pas ndeshjes me Rumanine Bosnja do te prese kombetaren kuqezi.

Pezullimi i Bosnje-Hercegovines

Me daten 1 prill FIFA dhe UEFA vendosen pezullimin e Federates Boshnjake te Futbollit FFBH/NSBiH nga te gjitha aktivitetet sportive nderkombetare. Ky vendim ishte paralajmeruar me pare pasi Federata e Futbollit te Bosnje-Hercegovines nuk ka pranuar adaptimin e statutit te propozuar nga FIFA dhe UEFA. Komitetet ekzekutive te ketyre dy organizmave i FIFA-s me 28 tetor te vitit 2010 dhe UEFA-s me 4 tetor te vitit 2010 i kerkuan Federates Boshnjake adaptimin e statutit te tyre si minimum per zgjidhjen e problemit te brendshem qe ka kjo federate. Paralajmerimi i fundit u be me 31 mars por serish u refuzua kjo gje. Mbledhja e fundit e asamblese se kesaj federate nuk arriti kuorumin e nevojshem per te pranuar keto propozime pasi vetem 22 delegate nga 54 te pranishem votuan ne favor te kesaj kerkese duke i sjelle humbjen e menjehershme te anetaresise se kesaj federate ne UEFA dhe FIFA deri ne nje vendim te dyte. Keshtu ky pezullim e perjashton Federaten Boshnjake te Futbollit nga te gjitha aktivitetet nderkombetare qe nga data 1 prill deri ne zgjidhjen e problemit. Gjithsesi drejtuesit e kesaj federate do te kene rreth 2 muaj kohe per te gjetur nje zgjidhje perpara se FIFA e UEFA te marrin nje vendim perfundimtar per perjashtimin e saj.

Situata ne grupin D pas pezullimit te Bosnjes

Me kete pezullim nese gjithcka nuk zgjidhet te gjitha piket e luajtura te fituara apo te humbura nga kjo perfaqesuese behen zero qe do te thote se kombetares sone i hiqet nje pike nga barazimi i ndeshjes se pare duke zbritur ne vendin e trete me 7 pike nga 8 qe kemi aktualisht Franca kryesuesja e grupit zbret ne kuoten e 9 pikeve nga 12 por mban kreun e grupit ndersa Bjellorusia mbetet ne vendin e dyte ne kuoten e 8 pikeve pasi nuk ka zhvilluar asnje ndeshje me Bosnje-Hercegovinen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›