E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: LSI nuk ka shpallur asnjë kandidat për president

Korçë- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta sërish ka refuzuar të bëjë të ditur qëndrimin e partisë së tij në lidhje me presidentin e ri të vendit. Ai ka komentuar takimin me liderin e opozitës, Edi Rama duke e konsideruar atë si një domosdoshmëri për integimin e vendit.

“LSI njihet si forcë politike që u qëndron marrëveshjeve. Thelbi i marrëveshjes me Ramën është integrimi i vendit në BE. Dialogu me Ramën është domosdoshmëri në funksion të integrimit, ka deklaruar i lideri i LSI.

Duke folur për Presidentin e ri, Meta tha se zgjedhja e tij nuk duhet kthyer në garë mes forcave politike, ndërsa shtoi: Uroj të zgjidhet që në raundin e parë.

Gjatë fjalës së tij Meta theksoi se, LSI nuk ka shpallur asnjë kandidat për President.

Këto janë bërë të ditur gjatë konferencës Lëvizja e Gruas për Integrim, nga ku Meta ka ritheksuar mbështetjen dhe prioritetin që kjo forcë politike u jep grave në politikë.

Ne kemi dhënë shembullin që u japim prioritet grave, në të ardhmen përfaqësimi i grave është një domosdoshmëri. Sa më pak probleme të kenë gratë aq më e lumtur është shoqëria, ka nënvizuar lideri i LSI.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›