E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Tiranë, një i vdekur dhe një i lënduar

TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrugën e Prushit, ku një automjet me drejtues një 23 vjeç, është përplasur me një motor, që drejtohej nga një 40-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjerja që udhëtonte me të ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›