Landfilli i Maliqit kthehet në burim energjie të pastër me instalimin e paneleve

Landfilli i Maliqit ka ulur ndjeshëm kostot e energjisë elektrike falë vendosjes së paneleve fotovoltaike. Prodhimi i energjisë së pastër mbulon tashmë një pjesë të konsiderueshme të nevojave të impiantit. Ky investim vjen si pjesë e politikave të gjelbra, të cilat synojnë reduktimin e ndotjes, rritjen e qëndrueshmërisë dhe promovimin e teknologjive miqësore me mjedisin.
Në Landfillin e Maliqit janë vendosur së fundmi paneleve fotovoltaike, një investim ky i rëndësishëm që shënon një hap të ri drejt eficiencës energjetike dhe përdorimit të burimeve të rinovueshme. Administratori, Eri Jonusllari tha se projekti ka ulur ndjeshëm kostot e konsumit të energjisë elektrike në këtë impiant të rëndësishëm të menaxhimit të mbetjeve.
Vendosja e paneleve në landfillin e Maliqit konsiderohet një praktikë moderne që ndjek modelet më të avancuara evropiane për të kombinuar menaxhimin e mbetjeve me prodhimin e energjisë së rinovueshme.
/rtsh/