Aksident në Tiranë, plagoset efektivi i policisë
TIRANË – Një efektiv policie ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme tek Rruga e Elbasanit si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Ngjarja është shënuar rreth orës 23:45, ku një automjet me targë AA 815 BR drejtuar nga shtetasi Alkid Mata ka aksidentuar 4 mjete, mes tyre edhe mjetin e efektivit te policisë me targë TR 2818 E.
Polici me iniciale B.T është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë. Ndërkaq blutë e kryeqytetit kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit Alkid Mata menjëherë në Komisariatin nr.1. /M.A./