Korçë, atë e bir therrin 44-vjeçarin e dehur
KORÇË- Tragjedi pasmesnate në qytet. Vdes qytetari Edmond Telhai, 44 vjeç, si pasojë e goditjeve të rënda me thikë. Sipas policisë së Korçës, sulmuesit dhe autorët e vrasjes kanë qenë atë e bir, Françesko dhe Nektario Cuka, 50 dhe 27 vjeç. Të dy të arrestuar më pas nga policia.
Konflikti ka ndodhur pas sherrit në lokalin e autorëve të vrasjes. Viktima, në gjendje të dehur, ka dëmtuar lokalin e tyre. Më pas autorët për hakmarrje kanë shkuar në banesën e Telhait pas mesnate dhe e kanë vrarë atë me thikë. Dyshohet se viktima është konfliktuar edhe herë të tjera me autorët në lokalin e tyre. /M.A/