E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ dënon dënon sulmin në Bërnjak

Tiranë- Hedhja e granatave në kampin e KFOR- it në Bërnjak është dënuar edhe nga Ministria jonë e Punëve të Jashtme.

Nëpërmejt një deklarate për mediat MPJ ka ofruar mbështetjen e saj për trupat e KFOR- it dhe ka përshëndetur reagimet e Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër sulmet e përsëritura ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it, në pikën e kalimit kufitar në Bërnjak, në veri të Kosovës.
MPJ shpreh mbështetjen e saj të plotë ndaj trupave të KFOR-it, të cilët, në zbatim të misionit dhe mandatit të tyre për të siguruar lirinë e lëvizjes edhe në veri të vendit, kanë ndërmarrë operacione për heqjen e barrikadave dhe mbylljen e kalimeve kufitare të paligjshme. MPJ përshëndet gjithashtu thirrjet e Qeverisë së Kosovës drejtuar qytetarëve të saj për të ruajtur qetësinë dhe për tu bërë pjesë e institucioneve demokratike e kushtetuese të Republikës së Kosovës, në të mirë të zhvillimit të vendit të tyre- thuhet në deklaratë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku banorë serbë kanë hedhur 2 granata dore në kampin e KFOR- it dhe nga shpërthimi i njërës prej tyre ka humbur përkohësisht dëgjimin një ushtar i KFOR- it.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›