Librazhd, del makina nga rruga, dy të plagosur
LIBRAZHD – Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar mëngjesin e sotëm në Librazhd.
Ngjarja ka ndodhur në Përrenjas, ku një automjet me targa AA 187 DJ ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, Sokol Çela, 30 vjeç dhe pasagjeri, Indrit Hysa, 28-vjeç.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e qytetit të Elbasanit për mjekim. Ndërkaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /M.A/